Futbollisti shkupjan, Besir Demiri, tashmë është një lojtar i lirë, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Rabotniçkit.

Demiri ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm në radhët e “Romantikëve”, ku u rikthye në sezonin 2024/25, pas aventurës së tij në futbollin kosovar me skuadrën e Gjilanit.
Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, ai luajti rol të rëndësishëm te skuadra nga kryeqyteti.
Gjatë karrierës së tij, Demiri ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të njohura vendore, duke përfshirë Shkupin, Shkëndijën e Vardarin, teksa në Shqipëri ka luajtur për Kukësin dhe Dinamon. Ai ka provuar veten edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur për klubet ukrainase dhe sllovake, si Mariupol dhe Zhilina.
Pas largimit nga Rabotniçki, mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën futbollisti me përvojë, do mbetet në kampionatin vendor apo do kërkojë sfidë të re jashtë Maqedonisë./Sportmania/

