Vetëm një ditë pasi Sportmania raportoi ekskluzivisht për transferimin e tij, Llapi ka zyrtarizuar angazhimin e mesfushorit Ali Adem.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar se 26-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon shtesë. Adem vjen te Llapi pas paraqitjeve të mira me Makedonija Gjorçe Petrov, ndërsa në karrierën e tij numëron eksperiencë të konsiderueshme në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe një aventurë jashtë vendit.
Ndërkohë, Sportmania mëson se shumë shpejt pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i mbrojtësit të majtë të Tikveshit, Nikola Najdovski, duke konfirmuar edhe pjesën e dytë të ekskluzives sonë për përforcimet e reja të Llapit nga Maqedonia e Veriut.

