Basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Fatjon Rexha, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar sot kontratë njëvjeçare me klubin e njohur dhe kampionin e shumëfisht të vendit, Rabotniçki.

25-vjeçari vjen pas një sezoni të suksesshëm me ekipin e Çair 2030, ku regjistroi mesatarisht 12.2 pikë, 6.7 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.
Me këtë transferim, Rexha do të veshë fanellën e njërit prej klubeve më të trofeshme në basketbollin maqedonas, ndërsa pritet të ketë rol të rëndësishëm në objektivat e Rabotniçkit për sezonin e ri.

