Reprezentuesi shqiptar Maqedonisë së Veriut në kikboks, Turker Ismaili ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kampionatin Ballkanik të Uakos, i cili u zhvillua në fundjavën që lamë pas në Novi Sad të Serbisë.

Ismaili në këtë kampionat arriti të fitojë medaljen e artë në disiplinën e tij, teksa në fund u shpall edhe juniori më i mirë në tatami në disiplinën Kik – Lajt. Përveç tij edhe një shqiptar tjetër si Rinor Jahiji mori epitetin e kadetit të vjetër më të mirë në këtë turne.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në këtë kampionat mori pjesë me 75 garues dhe 27 trajner, duke fituar në total 66 medalje, 13 të arta, 25 të argjendta dhe 28 të bronzta. Me këtë rezultat, përfaqësuesja e Maqedonisë konfirmoi edhe një herë se është një nga ambasadorët më të rëndësishëm sportivë të shtetit dhe një faktor serioz në skenën ballkanike të kik-boksit.

