Një nderim i veçantë ka ardhur nga Zhelina për një prej figurave më të rëndësishme të arsimit dhe sportit në këtë vendbanim. Me iniciativë të qytetarëve, stadiumi i KF Liria prej tani do të mbajë emrin “Veli Arsllani”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar.

Arsllani ishte ndër nismëtarët kryesorë të lëvizjeve për formimin e klubit që në vitin 1975, ndërsa në vitin 1988 u themelua zyrtarisht KF Liria. Për gati katër dekada ai kontribuoi vazhdimisht në zhvillimin e klubit dhe sportit në Zhelinë, me synimin që brezat e rinj të kenë mundësi të merren me futboll dhe aktivitete sportive.
Me këtë vendim, Zhelina ka zgjedhur ta nderojë për së gjalli njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit lokal.

