E diela ka sjellur dy ndeshjet e parafundit të xhiros së fundit të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi që tashmë ka siguruar mbijetesën, takimin e fundit të këtij sezoni, e luajti ndaj Pelisterit, ku humbën me rezultat minimal 1:0 falë golit të Sërbijanac.
Në anën tjetër, Shkupi e mbylli sezonin më të keq në historinë e tij, duke pësuar disfatë të thellë 6:0 edhe në ndeshjen e fundit përballë Brerës së Strumicës.
Ndërkohë xhiroja e fundit mbyllet nesër, me dy ndeshje tjera në program si Rabotniçki – Tikveshi dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Sileksi./Sportmania/

