Lufta për titullin: Nesër Shkëndija pret Brerën, Vardari luan me Strugën

E premtja do të sjell startin e xhiros së parafundit të sezonit në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në qendër të vëmendjes do të jetë gara për titullin e kampionit. Nesër, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Brerën e Strumicës, teksa rivalët e tyre, Vardari do të jenë mysafirë të Struga Trim Lum.

Aktualisht Vardari kryeson renditjen me 77 pikë, 6 më shumë se Shkëndija dhe nëse Struga arrin të triumfojë përballë ekipit nga kryeqyteti dhe Shkëndija ta mposhtë Brerën, titulli do të mbetet të vendoset në xhiron e fundit, kur të dy rivalët do të përballen një një ndeshje direkte në Shkup.

Pjesë e programit të ditës së nesërme do të jetë edhe dueli ndërmjet Sileksit dhe Arsimit. Të trija këto sfida, do të luhen të premten, duke nisur nga ora 16:00.

Ndërkohë të shtunën do të zhvillohen tre takimet tjera si Bashkimi – Makedonija Gjorçe Petrov, Shkupi – Rabotniçki dhe Tikveshi – Pelisteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close