Vedat Muriqi, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin spanjoll dhe europian, duke hyrë në garë për dy çmime prestigjioze individuale.

Sulmusi kosovar, i cili është pjesë e Mallorcas, po lufton fillimisht për trofeun “Pichichi”, çmimi që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës, pasi ka 22 gola, dy më pak se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe.
Njëkohësisht, ”Piratii” është futur edhe në garën për “Këpucën e artë” europiane. Me 22 gola dhe 44 pikë, Muriqi renditet mes golashënuesve më të mirë të kontinentit, duke iu afruar edhe Kylian Mbappe në luftën për “Këpucën e bronztë”.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Harry Kane me 66 pikë, ndërsa pas tij renditen Erling Haaland dhe Mbappe./IndeksOnline/


