Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dje gjatë një konference për media njofti për zgjedhje të reja brenda klubit.

Ai bëri thirrje që personat që ishin kundër tij, të dalin dhe të kandidojnë hapur për postin e presidentit.
Një ditë më pas, raportohet se tashmë ka një kandidat, i cili do të jetë rivali i Florentno Perezit.
Bëhet fjalë për Enrique Riquelme-n, një biznesmen dhe CEO i një kompanie energjitike të quajtur Cox Energy.
Por sipas statutit të Real Madrdit, ka disa kushte që një kandidat duhet t’i plotësojë për të garuar për president.
Statuti përcakton që personi që dëshiron të paraqesë një kandidaturë duhet të ketë më shumë se njëzet vjet përvojë pune si anëtar, pesëmbëdhjetë vjet për zëvendëspresidentin e tyre dhe dhjetë vjet për pjesën tjetër të bordit të drejtorëve.
Në aspektin financiar, për t’u kualifikuar për të kandiduar për president të Real Madrid CF-së, kandidatët duhet të demonstrojnë asete të barabarta me 15% të buxhetit të klubit, i cili arriti një rekord prej 1.248 miliardë eurosh për sezonin 2025-2026 . Kjo përkthehet në 187 milionë euro.
Sipas El Confidencial, Riquelme është tashmë në negociata me disa banka kryesore ndërkombëtare, për të siguruar paratë e nevojshme.

