A do të largohet Xherdan Shaqiri? Nga Baseli komentojnë të ardhmen e yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri nuk do ta barazojë rekordin e tij prej 43 pikësh (gola + asistime) këtë sezon. Me 11 gola dhe 10 asistime, kapiteni i FCB-së është larg shifrave të jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, kur Baseli fitoi “dopietën”, por Shaqiri mbetet pa diskutim golashënuesi kryesor i skuadrës.

Megjithatë, pyetja që po shqetëson tifozët e FC Basel është: sa gjatë do të mund ta shijojnë ende lojtarin e tyre të preferuar?

Kontrata e Shaqirit skadon në verën e vitit 2027 dhe mbetet e paqartë nëse ylli shqiptar do ta zgjasë marrëveshjen me klubin e fëmijërisë së tij.

Së paku për sezonin e ardhshëm, Shaqiri pritet të vazhdojë të ketë një rol qendror, siç ka bërë të ditur trajneri Stephan Lichtsteiner në një intervistë të gjatë për Blick.

“Shaq është ende një lojtar që mund ta bëjë dallimin në çdo ndeshje. Stili im i lojës karakterizohet nga intensiteti i lartë, por unë përpiqem ta përshtas edhe për të”.

“Me cilësitë dhe lidershipin e tij, Shaq mund të luajë sërish një rol të rëndësishëm edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Baselit.

Megjithatë, ai theksoi se skuadra nuk duhet të jetë aq shumë e varur nga kapiteni, sepse kjo do t’ia lehtësonte edhe më shumë punën Shaqirit.

“Kjo është diçka që Shaq dhe klubi duhet ta zgjidhin mes vete. Unë nuk kam shumë ndikim në atë. Mund ta shpreh vetëm dëshirën time”, u shpreh ai.

“E cila është ajo dëshirë? Ai mund ta ndihmojë çdo ekip. Nëse dëshiron të vazhdojë ta bëjë përpjekjen, sigurisht që nuk do të thoja jo”./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close