Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është rikthyer nga lëndimi dhe sot ka mbajtur seancën stërvitore.

Dzeko u lëndua me Kombëtaren e Bosnja dhe Hercegovina dhe mungoi disa ndeshje.
Por, sot lojtari është stërvitur me skuadrën gjermane dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Dusseldorfit që zhvillohet të shtunën.
Kujtojmë që Schalke është duke luftuar për futjen në Bundesliga dhe është shumë pranë realizimit të objektivit për këtë sezon.

