Sonte dy ndeshjet më të zjarrta të sezonit në Ligën e Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell dy përballje të mëdha në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ndeshje që mund të përcaktojnë fatin e sezonit evropian.

Në ‘Kamp Nou’, Barcelona përballet me rivalin e përjetshëm Atletiko Madridin, në një duel ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara nga minuta e parë.

Në anën tjetër, në Paris, PSZH-ja pret Liverpulin në ‘Park de Princ” në një përballje që ka gjithçka: ritëm, cilësi dhe yje botërorë. Francezët kërkojnë dominim në shtëpi, ndërsa anglezët vijnë me mentalitetin e një skuadre që nuk dorëzohet kurrë në Evropë. Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close