Ezgjan Alioski lëndohet, do ti mungojë Maqedonisë në duelin ndaj Uellsit 

Informacionet që vijnë nga Zvicra kanë shqetësuar seriozisht stafin e përfaqësueses së Maqedonisë. Mediat zvicerane raportojnë se reprezentuesi shqiptar, Ezgjan Alioski, ka pësuar një dëmtim të rëndë që pritet ta mbajë larg fushave për disa muaj.

Anësori i skuadrës së Luganos u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Servette-s në kampionatin zviceran, dhe u detyrua të largohej nga loja që në minutën e 21-të.

Alioski u lëndua pasi mori një goditje të fortë nga një kundërshtar, ndërsa pamja e fytyrës së tij tregonte qartë dhimbjen e madhe që ndiente. Sipas klasifikimit mjekësor, ky lloj dëmtimi kërkon një periudhë të gjatë rehabilitimi, që zakonisht zgjat nga tetë deri në dymbëdhjetë javë.

Ky është një lajm i keq për seleksionuesin Bllagoja Milevski dhe për përfaqësuesen e Maqedonisë, e cila në nëntor do të zhvillojë ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Botërorin kundër Uellsit.

Maqedonia ka ende gjasa të sigurojë vendin e dytë në grupin kualifikues, çka do t’i jepte mundësinë të luante për herë të dytë në historinë e saj në fazën “play-off” për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close