Nesër Shkëndija – Vardari, Arbin Zejnullai: Derbit nuk luhen, por fitohen

Xhiroja e 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mbyllet nesër me derbin Shkëndija – Vardari që do të zhvillohet në Tetovë. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit, pas suksesit historik në Ligën e Konferencës, ku gjatë mesjavës morën fitoren e parë në një kompeticion europian, duke mundur Shelburnin në Shkup, nesër rikthehen në kampionat për të vazhduar luftën për mbrojtjen e titullit. Shkëndijën e pret një detyrë e vështirë, ku do të përballet me rivalin e vjetër dhe me çdo kusht do të kërkojë tre pikët. Para kësaj sfide, nga tabori i skuadrës shqiptare ka folur Arbin Zejnullai, i cili mes tjerash është shprehur se derbit si kjo, nuk luhen, por fitohen.

Arbin Zejnullai: “Normalisht, Shkëndija është e projektuar për kampion dhe në momentin që je e determinuar për kampion, në çdo ndeshje e ke për objektiv tre pikëshin. Nesër është derbi dhe derbit nuk luhen, por fitohen”.

Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 13:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close