El Klasiko e parë e sezonit i ka takuar Real Madridit që pasditën e kësaj të diele triumfoi përballë Barcelonës në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e dhjetë në La Liga. Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.Fillimisht ishte Mbappe që realizoi në minutën e 22’të, teksa në të 38-të Fermin barazoi shifrat përkohësisht. Megjithatë pas vetëm pesë minutave, Belingam arriti të shënoj për 2:1 që rezultoi të jetë goli i fitores në këtë derbi. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për gol, përderisa Mbape humbi edhe një penallti. Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, teksa Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë.
