Ekipi i Shkupit më në fund do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi në stadiumin e tij në Çair. Klubi konfirmoi se problemet me fushën janë zgjidhur dhe se do të mirëpresë Makedonija Gjorçe Petrovin në stadiumin ku janë krijuar kushtet për funksionimin e sistemit VAR.

Për ekipin nga Çairi, kjo është një mundësi e artë për të fituar pikët e para të sezonit të ri. Andrey Riçkov beson se me mbështetjen e tifozëve, ekipi mund të arrijë suksesin e parë në Ligën e Parë.
“Pres një ndeshje të mbushur me lojë të mirë dhe sportivitet. Besoj te skuadra ime, te shpirti ynë luftarak dhe përkushtimi. Jam i sigurt se do të japim gjithçka në fushë dhe se së bashku do të arrijmë një rezultat pozitiv. Ky është një ekip i ri, ndoshta më i riu në ligë dhe do të shënojë ende rezultate pozitive, sepse kemi mësuar nga gabimet e ndeshjeve të mëparshme. Pas gjashtë raundeve, kthehemi në fushën tonë në Çair dhe besoj se me mbështetjen e tifozëve tanë më besnikë, më në fund do t’i fitojmë këto tre pikë dhe do të dalim nga kriza”, tha Riçkov.
Ndeshja midis Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit do të luhet sot në stadiumin në Çair, me fillim në orën 15:30.

