Shkupi rikthehet në Çair, e hap xhiron e 7-të kundër Makedonija Gjorçe Petrovit 

Xhiroja e 7-të në program do të luhet këtë fundjavë në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Këtë xhiro e hap dueli Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov, e cila do të zhvillohet të shtunën. Skuadra e Shkupit rikthehet për herë të parë të luaj një ndeshje si vendas në Çair edhe atë nesër kundër Makedonija Gjorçe Petrov, me takimin që është programuar të zhvillohet nga ora 15:30. 

Ky do të jetë dueli i vetëm që luhet të shtunën. Ndërkohë, ndeshjet tjera do të zhvillohen në ditët në vijim. E diela do të sjell takimet Shkëndija – Tikveshi dhe Vardari – Rabotniçki. 

Ndeshje të xhiros së 7-të do të ketë edhe të hënën dhe të martën. Të hënën në program do të jenë dy ndeshje si Brera – Arsimi dhe Sileksi – Struga Trim Lum, teksa xhiroja mbyllet të martën me duelin Pelisteri – Bashkimi. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close