
Skuadra e Arsimit është mundur nga Vardari me rezultat 4:1 në duelin e luajtur pasditen e sotme në Gostivar për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Tre golat e Matos dhe një i Matiqit i dhanë triumfin skuadrës nga kryeqyteti ndaj Arsimit që për këta të fundit golin e vetëm e shënoi Ramadani.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Rabotniçki ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri, pasi mundi Pelisterin me shifrat 3:0. Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte shqiptari Florian Kadriu që realizoi dy gola dhe një tjetër ishte vepër e Trajkov.
Me përfundimin e këtyre dy ndeshjeve, është mbyllur edhe xhiroja e 6-të në elitë, e cila u zhvillua të martën, të mërkurën dhe të enjten me nga dy ndeshje secilën ditë. Xhiroja e radhës dhe e 7-ta do të nis në fundjavë.