Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Reshat Ramadani do të jetë pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e muajit shtator. “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se Ramadani ka marrë ftesë nga seleksionuesi Blagoja Milevski.

Paraqitjet e mira këtë verë me Shkëndijën në Kupat e Europës kanë tërhequr vëmendjen e seleksionuesit të vendit që ta fton Ramadanin në radhët e veta për dy ndeshjet që Maqedonia do ti luaj muajin e ardhshëm.
Kjo do të jetë hera e parë që Reshat Ramadani do të grumbullohet në mesin e reprezentuesve më të mirë të Maqedonisë.
Ai më herët ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësues U21.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut do të luaj miqësore me Arabinë Saudite dhe do të përballet me Lihteshtajnin në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026. /Sportmania/

