Shkëndija gati për sonte, përballet me Karabahun e Azerbejxhanit

Shkëndija e Tetovës sot do të luaj duelin e parë ndaj Karabahut të Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Pasi siguruan grupet e Ligës së Konferencës, skuadra e Jeton Beqirit vazhdon rrugëtimin europian në Çampions, aty ku në këtë moment i pret një detyrë e vështirë përballë një ekipi që luan ndër vite vazhdimisht në Kupat e Europës.

Nga tabori kuqezi, janë shprehur me maturi dhe respekt ndaj kundërshtarit, duke thënë se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për këtë ndeshje.

Sfida Shkëndija – Karabahu do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup, duke nisur nga ora 20:00.

Kujtojmë që nëse Shkëndija arrin ta eliminoj Karabahun, në plej of të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e duelit Ludogorets – Farencvarosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close