Asani “rrëmben skenën” në Kore, realizon sërish për Gwangju

Jasir Asani vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me Gwangju. Në ndeshjen ndaj Gimcheon Sangmu, Asani ia doli që të realizojë gol.

Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një asist të Choi në minutën e 37-të, duke dërguar topin në rrjetë. Ai shënoi edhe të dytin, por iu anulua.

Asani shkon kështu në kuotën e 8 golave në këtë sezon në Kore në K League 1. Një formë mjaft e mirë e mëngjërashit kuqezi, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve te Gwangju.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close