Tifoz nga Rumania do të ketë prezent nesër në Shkup për duelin Shkëndija – Steaua

Skuadra e Shkëndijës të martën në mbrëmje luan ndaj FCSB në raundin e dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00.

Shkëndija e mirëpret ekipin rumun, FCSB në Shkup, në duelin e parë të raundit të dytë.

Sipas asaj që përflitet në media rreth 50 tifozë rumunë pritet të jenë prezent në Shkup për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës, FCSB nga Bukureshti.

Poashtu, tifozeria shqiptare, ‘Ballistët’ kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt Shkupit, në mbështetje të Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close