Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për në Angli, mezi e pret transferimin te Milani

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij, Club Brugge në Angli për përgatitjet parasezonale.

Siç raportohet në mediat e huaja, mesfushori shqiptar e do transferimin në AC Milan dhe kjo mund të ndodh brenda këtyre ditëve.

Jashari i ka thënë “PO” klubit italian, tani ka mbetur vetëm në duar të klubeve, të cilët janë në negociata për çmimin e tij.

Flitete se skuadra belge pranon vetëm shumën prej 35/40 milionë euro, kurse oferta e Milanit është vetëm 32 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close