Irfan Islami është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës kroate NK Mladost Vodinci, që aktualisht garon në Ligën Ndërrajonale Osijek-Vinkovci. Klubi me seli në Kroaci njoftoi me krenari emërimin e trajnerit shqiptar, i cili sjell me vete përvojë të pasur si ish-futbollist profesionist dhe si trajner.

Islamit nuk i mungon bagazhi futbollistik. Si lojtar, ai ka qenë pjesë e klubeve si HNK Hajduk Split, HNK Cibalia Vinkovci (atëherë nën emrin Dinamo), ndërsa në vendlindje ka veshur fanellën e KF Shkëndija. Pas mbylljes së karrierës si futbollist, ai u përkushtua punës si trajner, duke drejtuar skuadra të ndryshme si Marsonia, Tomislav (Donji Andrijevci), Gundinci dhe Šokadija (Babina Greda).
Klubi NK Mladost Vodinci ka besim se Islami do të sjellë qetësi, disiplinë dhe përparim të ndjeshëm në drejtimin e ekipit drejt objektivave të vendosura për sezonin e ri.
“Mirë se erdhe Irfan, të urojmë fillim të mbarë dhe shumë suksese sportive në rolin tënd të ri!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

