Belgët arrijnë në Shkup, Maqedonia nesër përballet me Belgjikën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do të përballet me Belgjikën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevskit ndodhen para një dueli shumë të vështirë, ku Belgjika është një favorite absulute jo vetëm e këtij takimi, por edhe bindshëm e komplet grupit eliminatorë si një nga ekipet përfaqësuese më të forta  që pritet përmes vendit të parë të merr biletën për në Botëror.

Belgët mesditën e sotme kanë arritur në Shkup dhe sonte do të kenë stërvitjen zyrtare, njejtë si Maqedonia që sonte do ti kryej përgatitjet e fundit për këtë duel.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës do të zhvillohet nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close