Shkëndija e Haraçinës siguron Ligën e Dytë, fiton ndeshjen e balotazhit 

Shkëndija e Haraçinës nga sezoni i ri do të luaj në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, pasi arriti të triumfojë në ndeshjen e balotazhit kundër Osogovës të luajtur në Kavadar. 

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli arriti të merr fitore me rezultat 2:1 dhe me këtë e siuguroi rikthimin në Ligën e Dytë. 

Golat për triumfin e Shkëndijës në këtë duel i realizuan Aleksandar Gjorgjievski dhe Bujar Iljazi. 

Së bashku me Shkëndijën e Haraçinës në Ligën e Dytë inkuadrohen edhe Slloga Vinica dhe Teteksi. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close