ZYRTARE: CONMEBOL suspendon dy raunde të kualifikueseve për Kupën e Botës

Kupa e Botës 2022, e planifikuar të luhet në Katar, duket se do të futet në një kaos, si pasojë e virusit korona.

Tashmë edhe zyrtarisht, CONMEBOL ka suspenduar dy raundet e kualifikimeve të Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

Këto gara do të mbaheshin më vonë gjatë këtij muaji.

CONMEBOL i kishte nisur mbrëmë FIFAs një kërkesë për këtë, dhe ajo ka hasur në mirëkuptim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close