Legjenda Franck Ribéry takon talentet e rinj të klubit “ES” nga Kamenjani i Tetovës

Një moment magjik dhe i mbushur me emocion ndodhi sot gjatë ndeshjes së gjeneratës 2011 të Qendrës së Trajnimit “ES” nga Kamenjani i Tetovës, që po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Antalya Junior World Cup 2025” në Turqi. Mes spektatorëve ishte legjenda e futbollit botëror, Franck Ribéry.

Ylli i njohur francez, i njohur për karrierën e tij të jashtëzakonshme me klubin e Bayern Munich dhe Kombëtaren e Francës, ndoqi me vëmendje një pjesë të ndeshjes dhe më pas u afrua për të takuar nga afër ekipin shqiptar. Me thjeshtësinë që gjithmonë e ka karakterizuar, Ribéry përshëndeti lojtarët e vegjël, bëri foto me ta dhe ndau disa momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre.

Për fëmijët e klubit “ES”, ky ishte një takim frymëzues që rrit motivimin dhe forcën për të ndjekur ëndrrat e tyre. Kur një emër i madh i futbollit qëndron pranë tyre, besimi në sukses bëhet edhe më i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close