Kampionati spanjoll, ai italian, zviceran e shumë kampionate të tjera janë anuluar ose vazhdojnë pa tifozë.

Së fundmi, edhe Premierliga është afektuar nga Covid-19.
Mediet britanike bëjnë të ditur se tre lojtarë (anonim) të Premierligës janë testuar për koronavirus.
Këta lojtarë vijnë nga skuadra të ndryshme dhe tashmë tri skuadrat po testohen. ‘Telegraph’ shkruan se rezultatet do të publikohen nesër.
Më herët pozitiv në këto teste kanë rezultuar edhe një mbrojtës i Juventus dhe një i skuadrës së Hannover.
Premierliga mund të jetë e radhës që i preket një lojtar nga koronavirusi.

