Data 13 mars ishte me fat për basketbollin e Kosovës. Në këtë date të vitit 2015 erdhi lajmi historik për pranimin e Kosovës në FIBA. Vendimi erdhi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Mbledhja ishte mbajtur në shtëpinë e basketbollit, në Gjenevë të Zvicrës. Pranimi erdhi pas shumë përpjekjeve për ndërkombëtarizim dhe një pune të madhe të bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ky lajm ishte një realizim i një ëndrre për të gjithë gjeneratat që kanë kontribuuar në basketbollin e Kosovës me dekada të tëra. Më pas, basketbollistët/et e Kosovës u pranuan në arenën ndërkombëtare, duke qenë të barabartë.
Përfaqësueset e Kosovës marrin pjesë rregullt në garat evropiane, ashtu si edhe skuadrat kosovare.

