Roko Vata, një talent i ri futbolli, ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën në vend të Shqipërisë, pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me vendin e origjinës së babait, dikur kapiten i kuqezinjve.

I biri i Rudi Vatës, një ish-futbollisti të njohur shqiptar, por me nënë irlandeze, i lindur në Skoci, Roko ka vendosur të ndjekë rrugën e tij në futboll, duke pranuar thirrjen e Irlandës për të luajtur në nivelet e kombëtares së madhe.
Më konkretisht, 19-vjeçari figuron në listën e lojtarëve të thirrur nga Irlanda për sfidën e marsit kundër Bullgarisë. Kjo zgjedhje ka krijuar interes dhe diskutime, pasi ai kishte mundësinë të përfaqësonte Shqipërinë, vendin nga i cili vjen babai i tij.
Sidoqoftë, Roko ka theksuar se ky vendim ka qenë shumë personal dhe i bazuar në mundësitë që i ofronte Irlanda për t’u zhvilluar si futbollist.
Aktualisht Roko Vata luan me Uatfordin në Angli, ekip me të cilin ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

