Bazhe Ilioski rikthehet sërish te Rabotniçki, por jo si futbollist.
Njëri nga sulmuesit më të mirë të vendit do të jetë ndihmës-trajner i Ratko Dostaniqit te Rabotniçki. Për Ilioski kjo do të jetë eksperienca e parë në këtë drejtim.

Kujtojmë që Ilioski renditet i dytë në renditjen e përgjithshme të golashënuesve më të mirë të vendit me 166 gola të shënuar, ndërsa para tij është Besart Ibraimi i Shkëndijës. Ilioski gjatë karrierës së tij si futbollist ka qenë pjesë e Metallurgut, Shkupit dhe Pelisterit./Sportmania.al

