Debutim i Luka Donçiçit, Los Anxhelos Lejkers mund Juta Xhazin

Kryesuesit e Klivlend Kavalirs fituan 128-107 ndaj Minesota, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Eduards realizoi 44 pikë për miqtë nuk mjaftuan për të fituar. Mobli me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Kavalirsat.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden Stejt, që falë 38 pikëve të Stefon Kerrit mundi 125-111 Millluokin jashtë fushe.

Pa probleme fiton edhe Denveri, që mundi thellë 146-117 Portlandin, ndeshje ku u dallua Nikolla Jokiç me 40 pikë. Debutim me fitore i Luka Donçiçit te Lejkers, që mundi 132-113 Juta Xhazin, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi 137-101 Nju Orlinsin (Aleksander Shai 31 pikë).

NBA-Rezultatet

Klivlendi – Minesota, 128-107

Orlando – Atlanta, 106-112

Uashington – San Antonio, 121-131

Bruklin – Sharlot, 97-89

Majami – Boston, 85-103

Milluoki – Golden State, 111-125

Oklahoma – Nju Orlins, 137-101

Dallas – Sakramento, 128-129

Denver – Portland, 146-117

Lejkers – Juta Xhaz  132-113

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close