Man. Siti planifikon ofertën zyrtare për yllin e Juventusit

Man. Siti po planifikon të paraqesë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Kambiaso, në ditët në vijim, pavarësisht raporteve të fundit që pretendojnë se 24-vjeçari nuk ka gjasa të largohet nga Torino në janar. Raportet më herët në afatin kalimtar të janarit pohuan se Siti është i interesuar të ndjekë një marrëveshje për mbrojtësin e gjithanshëm të “biankonerëve”, por një propozim zyrtar ende nuk ka mbërritur.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”,  Man. Siti mund të paraqesë një ofertë zyrtare për Kambiason brenda dy ditëve të ardhshme. Gazeta italiane sugjeron se është çështje ‘kur, dhe jo nëse’ Siti do të bëjë një ofertë zyrtare.

Raporti i së enjtes pretendon se skuadra e Pep Guardiolës planifikon të paraqesë një propozim zyrtar rreth 65 milionë euro për Kambiason, ndërsa raportet e mëparshme pretendojnë se ai vlerësohet rreth 80 milionë euro.

“Gazzetta delo Sport” sugjeron që nëse Kambiaso shitet te Man. Siti, atëherë fondet e mbledhura do të përdoren për të riinvestuar në mbrojtje te David Hancko nga Fejnord, Llojd Kelli nga Njukasëll ose potencialisht Kevin Danso nga Lensi.

Ka qenë një afat kalimtar aktiv i transferimeve të janarit për “bardhezinjtë”, të cilët tashmë kanë mirëpritur Alberto Kosta nga Vitoria Guimaraesh, dhe tani presin të shpallin një marrëveshje me PSZh-në për Randal Kolo Muani, dhe po përgatiten të mirëpresin Renato Veiga nga Çellsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close