Mesfushori francezi nuk po bind, Reali mendon ta largojë drejt Anglisë

Real Madrid pësoi një goditje të rëndë kur humbi 5-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës. Ndër lojtarët më të akuzuar është Aurelien Tçuameni.

Ai ishte vendosur në mbrojtje për të kompensuar mungesat e David Alabas dhe Éder Militãos. Francezi, i përshtatur me një qendërmbrojtës, shfaqi vështirësi të qarta, duke qenë fajtor për të paktën tre nga pesë golat e pësuar ndaj “blaugranëve”.

Sipas “Relevo”, drejtuesit e Real Madrid po e vlerësojnë seriozisht të ardhmen e lojtarit. Pavarësisht vështirësive të tij të fundit, Tchouaméni vazhdon të ketë një treg, veçanërisht në Premier Ligë, ku ai konsiderohet ende një lojtar i profilit të lartë.

Trajneri Karlo Ançelotti duket se ka filluar të ketë dyshime për besueshmërinë e tij, veçanërisht në mbrojtje kundër sulmuesve të nivelit të lartë. Ai që po fiton terren është i riu Raul Asensio.

Ky i fundit mund të luajë titullar në Kupën e Mbretit kundër Selta Vigo. Një paraqitje bindëse nga lojtari i ri mund të ndryshojë më tej hierarkinë në mbrojtjen e Madrid, duke e lënë Tçuaméni në një pozicion gjithnjë e më delikat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close