Dita e konfirmimeve të lajmeve nga Sportmania, Xhezair Avduli prezantohet te Shkupi

E hëna, dita e konfirmimeve të lajmeve të dalura nga portali “Sportmania”. Pas Emir Asanit, radha ishte për Xhezair Avdulin, që zyrtarisht prezantohet te Shkupi, teksa për të njejtin e portali jonë kishte paralajmëruar në detaje që nga data 31 dhjetor.

Avduli me Shkupin ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.

Ai i bashkohet skuadrës nga Çairi, pas një aventure mjaftë të suksesshme me KF Arsimin në edicionin vjeshtor.

Avduli është futbollisti i dytë që transferohet te Shkupi në këtë merkato, pas mbrojtësit turk, Emir Yazici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close