Drejtuesit e Inter Majamit, të udhëhequr nga Dejvid Bekam, vendosën të rrethojnë Lionel Mesin me shumë ish-yje të mëdhenj të futbollit botëror në përpjekjet e tyre për titullin e ligës MLS.

Pasi Mesi nuk arriti të fitoj trofeun me ish-shokët e skuadrës nga Barcelona, Luis Suarez, Zhordi Alba dhe Serhio Buskets, duket se bashkëlojtari i tij i ri do të jetë një nga rivalët e tij të mëdhenj. Gjegjësisht, kolumbiani Xhejms Rodrigez, i cili kaloi gjashtë vite në fanellën e Real Madridit dhe luftoi me Mesin dhe Barcelonën, është në prag të kalimit në Inter.

Rodrigez aktualisht është lojtar i Rajo Valejkanos, por pas një gjysmë-sezoni zhgënjyes, të dyja palët duan të ndërpresin kontratën me pëlqim reciprok. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Xhejms është në prag të transferimit te Inter Majamit.
Nëse kjo ndodh, kapiteni i Kolumbisë do të luajë me Mesin për herë të parë në karrierën e tij, pasi ata kanë qenë rivalë të mëdhenj për më shumë se një dekadë në klub dhe veçanërisht në nivel kombëtar.
Hera e fundit që ata luajtën kundër njëri-tjetrit ishte në finalen e Kupës së Amerikës të vitit të kaluar, kur ata drejtuan ekipet e tyre si kapiten.

