E marta sjell ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor.

Kjo xhiro ka vënë përballë njëra tjetrës dy skuadrat shqiptare, Voska Sportin dhe Shkëndijës e Tetovës.
Futbollisti i Shkëndijës Valon Ahmedi përcjell respekt për ekipin e Voskës, teksa thotë se do të japin maksimumin për të fituar këtë përballje.
“Në përgjithësi është vërejtur gjatë gjithë këtij gjysmësezoni se të gjitha skuadrat japin maksimumin, në veçanti kur luajnë kundër neve, kundër Shkëndijës. Voska meriton respektin maksimal, por ne kemi ambiciet tona. Kemi ambicie të mëdha, kështu që do ikim atje për të dhënë maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen. Si që përmenda jemi super të motivuar dhe ikim bashkarisht të dalim me tre pike”, u shpreh Ahmedi.
Takimi Voska Sport-Shkëndija zhvillohet të martën në stadiumin “Burimet e Bilianës” në Ohër me fillim në orën 13:00.

