Diego Costa tallet me koronavirusin, kollitet para gazetarëve

31-vjeçari i injoroi kërkesat për një intervistë pasi skuadra spanjolle kishte mposhtur 4-2 Liverpoolin në Ligën e Kampionëve natën e së mërkurës.

Costa më pas kolliti teatralisht dhe qeshi ndërsa po kalonte kah gazetarët në ‘Anfield’.

Sulmuesi spanjoll dukej në humor pas ndeshje, por jo edhe kur u zëvendësua.

Ai u nervozua, duke goditur shishet me ujë pranë stolit të skuadrës së tij – por duket se kualifikimi në fazën tjetër i ka bërë mirë atij.


Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close