Milan Shkrinar do të rikthehet në Seria A, por jo te Interi

Në fillim të javës u bë e ditur se Juventusi është i interesuar për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar (29). Mediat italiane raportuan se Juventusi ka nisur raundin e parë të negociatave me mbroijtësin sllovak.

Shkriniar është pjesë e PSZH-së, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028, por nuk luan në këtë skuadër, gjë që hap mundësinë e një transferimi. Çmimi i tij është 20 milionë euro dhe me shumë gjasa Juventusi do ta paguajë për të forcuar mbrojtjen.

Ai do të ishte një shtesë ideale, sepse e njeh futbollin italian, duke qenë prej shumë vitesh pjesë e Interit. Ky transferim i mundshëm do të sillte zemërim të madh te tifozët e Interit. Juventusi është një nga rivalët e Interit në Serinë A dhe sigurisht që nuk do t’ia falnin një transferim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close