Tibo Kurtua rikthehet në stërvitje, do të jetë gati për sfidën me Milanin

Portieri belg, Tibo Kurtua është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Milanit.

Kurtua u lëndua para 10 dite dhe mungoi në ndeshjen “El Clasico” ndaj Barcelonës. Belgu ka filluar stërvitjen dhe do të rikthehet pikërisht në ndeshjen ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi gjatë kësaj fundjave do të pushoj për shkak se ndeshja ndaj Valencias është shtyrë për një ditë tjetër, për shkak të tragjedisë që ndodhi në qytetin spanjoll./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close