Hero i ditës, portieri i Xhironës ndaloi 3 penallti ndaj 3 lojtarëve të ndryshëm

Xhirona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletik Bilbaos me rezultat 2-1. Në një shfaqje të jashtëzakonshme të aftësisë, portieri i Xhironas, Paulo Gazaniga priti tre penallti nga tre lojtarë të ndryshëm të Atletik Klub.

Ndeshja u zhvillua në Estadi Montilivi në Xhirona, ku Gazzaniga i mohoi Aleks Berenguer në pjesën e parë të shënonte nga pika e bardhë. Ndërkohë në pjesën e dytë nga penalltia dështoi fillimisht Inaki Ëilliams dhe më vonë Ander Herrera.

Uilliams dështoi dhe penalltia u përsërit pasi Gazaniga kishte dalë nga vija, pastaj përgjegjësinë e mori Ander Herrera, por edhe gjuajtjen e mesfushorit spanjoll e priti portieri argjentinas. Falë heroizmit të Paulo Gazanigas, Xhirona siguroi një fitore 2-1 ndaj kundërshtarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close