Konfirmohet lajmi i Sportmanias, operohet kapiteni i Strugës 

Lojtari më i mirë i elitës vendore dy vitet e fundit ka operuar shpatullën dhe pritet të kthehet pas dy muajve. 

Portali Sportmania e publikoi kohë më parë se kampioni i vendit, Struga periudhën që pason do të jetë pa shërbimet e futbollistit më të mirë, Bunjamin Shabani. Kapiteni i struganëve dëmtoi shpatullën në takimin me Brerën (31 gusht) kur pësoi dislokacion dhe Sportmania që atëherë njoftoi nevojën për intervenim kirurgjik. 

Sot FC Struga ka njoftiar se Bunjamin Shabani ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale

me sukses, ndërsa i njëjti tashmë do t’i nënshtrohet një faze rehabilitimi dhe një programi të specializuar rikuperimi.

Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në fushë, derisa sipas parashikimeve të mjekëve, Shabani jashtë fushave do të jetë nga 4-6 javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close