Futbollistët shqiptarë me notat më të larta në fundjavë

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell listën me 5 futbollist të kombëtares së Shqipërisë, me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Astanës, Nazmi Gripshi i cili është vlerësuar me notën 8.3. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi renditet në vendin e dytë për shkak se i dhuroi fitoren skuadrës së tij Bodrumsporit në transfertën me Hatayspor.

Vendi i tretë shkon për Ardian Ismajlin i cili bëri një performancë të shkëlqyer për Empolin në fitoren kundër Kaljarit.

Myrto Uzuni është vlerësuar me notën 7.6 pasi ka gjetur një tjetër gol me Granadën. Top 5-shja plotësohet me Ylber Ramadanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close