Kombëtarja e Zvicrës me trajnerin Murat Yakin ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit.

Në këtë listë bëjnë pjesë vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Uran Bislimin dhe Granit Xhakën.
Uran Bislimi fiton besimin e plotë të trajnerit Murat Yakin pas super paraqitjeve që po bën me Luganon në garat e UEFA-s.
“Helvetikët” do luajnë dy ndeshje në UEFA Nations League, ndaj Danimarkës më 5 shtator dhe ndaj Spanjës më 8 shtator.

