Kardashian vizitoi Madridin dhe u fotografua me Vinicius dhe Bellingham (FOTO)

Është e njohur dashuria e Kim Kardashian për futbollin, ose më saktë dashuria e fëmijëve të saj për sportin e njohur. 

Çdo vit ajo viziton stadiumet në SHBA, për të takuar Lionel Messin dhe David Beckham dhe në Evropë për të parë Saka-n e Arsenalit dhe Paris Saint-Germain galaktik, ku luanin Messi, Mbappe dhe Neymar. 

FOTO/ Kardashian vizitoi Madridin dhe u fotografua me Vinicius dhe Bellingham
FOTO/ Kardashian vizitoi Madridin dhe u fotografua me Vinicius dhe Bellingham

Këtë herë ajo zgjodhi Madridin dhe Realin. Kim nuk shkoi në fushë, por në shtëpinë e yllit brazilian të skuadrës, Vinicius Junior. Asaj iu bashkua djali i saj Saint West, i cili disa muaj më parë pati mundësinë të shoqëronte Lionel Messin në fushë në ndeshjen e Inter Miami kundër LA Galaxy. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close