Zhoao Feliks zyrtarisht është futbollisti më i ri i Çelzit. Klubi londinez ka rënë dakord për një tarifë prej rreth 45.5 milionë euro për 24-vjeçarin me Atletikon dhe gjithashtu do të ketë një klauzolë shitjeje si pjesë e marrëveshjes. Feliks ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me Çelzin, ndërsa është vet faqja zyrtare e Bluve që ka konfirmuar transferimin. “Çelzi është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Zhoao Feliks nga Atletiko Madridi”, thuhet në njoftimin e Bluve. Ndryshe, portugezi shënoi 4 gola në 20 ndeshje në qëndrimin e tij të mëparshëm në Çelzi, teksa shpreson se do shtojë numrat pas këtij transferimi. Kujtojmë që Çelzi dhe Atletiko Madridi më herët kanë konfirmuar edhe marrëveshjen për mesfushorin Konor Gallager, i cili ka kaluar te spanjollët.


