Fiorentina ka nisur punën për sezonin e ri, me klubin që pak javë më parë zyrtarizoi pasuesin e Italiano-s, me Palladino-n që tani ka marrë drejtimin e skuadrës.

Ish-trajneri i Monza-s ka nisur të bëjë planin për organikën e skuadrës së tij, teksa te Fiorentina po përgatiten për një revolucion pothuajse total dhe të rëndësishëm.
Finalistët e Conference League do të ndryshojë “pamje” sidomos në mesfushë, aty ku do largohen Jack Bonaventura, Gaetano Castrovilli dhe Alfred Duncan, të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Jo vetëm kaq, pasi Arthur Melo është rikthyer te Juventus pasi i përfundoi huazimi dhe po ashtu edhe Maxime Lopez që do të rikthehet te Sassuolo
Ndërkohë, burime pranë klubit nga Firenze kanë bërë me dije se për Bonaventura-n ishte planifikuar një takim për rinovimin e kontratës, por pas sezonit të kaluar, në të cilën mesfushori nuk i përmbushi pritshmëritë.
Po ashtu edhe për dyshen Castrovilli- Duncan, për të cilët trajneri Raffaele Palladino dhe drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për mosrinovimin pasi trajneri i ri ka të tjera plane.

