Nehar Sadiki e vazhdon karrierën në Rusi

Mbrojtësi nga Kumanova, Nehar Sadiki karrierën e tij e vazhdon në Rusi. 26 vjeçari në sezonin e ri do të luaj për ekipin e SKA Kabarovsk që garon në Ligën e Dytë ruse. Nehar Sadiki me klubin e ri ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelen të kënaqëura nga bashkëpunimi paraprakë. 

Kumanovari sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Superligën e Shqipërisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipet si Boreci, Renova, Rabotniçki, Euromilku e Milano e Kumanovës. 

Për Nehar Sadikin, kjo është eksperienca e dytë në kampionatet ndërkombëtare, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Hamrun Spart të Maltës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close