Presidenti i Inter-it, Giuseppe Marotta ka bërë së fundmi një prononcim për mediet ku ka folur një sërë çështje, ndër të tjera edhe për qëllimet.

I pyetur nëse synojnë që ta fitojnë Champions-in sezonin e ardhshëm, ai theksoi se ata janë Inter-i dhe nuk kanë asnjë limit.
“Ne nuk duhet të vendosim kufij për veten tonë. Ne jemi Inter-i, ne përfaqësojmë një klub historik. Ka krenari të madhe për yllin e dytë, objektivi është që të jemi gjithmonë konkurrues”-deklaroi Marotta.

